Një zjarr i madh shpërtheu mëngjesin e sotëm në objektin e ETC-së në Suharekë.
Flakët shkaktuan dëme të mëdha materiale.
Zjarri po vazhdon të jetë i pranishëm edhe gjatë mbrëmjes brenda këtij objekti.
Rreth rastit u prononcua kryetari i Suharekës Bali Muharremaj.
Ai deklaroi për Klankosova.tv se gjendja është nën kontroll.
“Policia dhe zjarrfikësit ende janë aty. Gjendja është nën kontroll”, tha Muharremaj.
“Më vjen keq ajo çka ka ndodhur. Ende nuk dihet se si ka ndodhur, por e rëndësishme është që zjarrfikësit ia kanë dal me sukses ta lokalizojnë zjarrin. Për fat të mirë nuk ka ndonjë person të lënduar”, theksoi ai.
“Sigurisht që flakë mund të ketë pasi në objekt ka pasur shumë plastikë dhe është djegur, prandaj nuk është shuar plotësisht”, deklaroi i pari i Suharekës.