Live

Vazhdojnë kërkimet për të bllokuarit nën rrënoja pas sulmit iranian në Izrael

09:14 / 14 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Këtë të shtunë, që nga orët e hershme të mëngjesit po vijojnë kërkimet për banorët e bllokuar nën rrënoja, pas asaj që policia e quajti një sulm vdekjeprurës me raketa iraniane që goditi pranë një zone banimi të Rishon Lezion në jug të Tel Avivit.

Në një imazh të ndarë nga policia izraelite, policja Aviv Sarga është fotografuar duke mbajtur një foshnjë nga zona e impaktit, ku shërbimet e emergjencës konfirmuan se dy persona u vranë dhe 19 u plagosën, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Agjencia kombëtare e reagimit ndaj emergjencave Magen David Adom (MDA) tha se punonjësit e saj “hasën në shkatërrimet e disa ndërtesave” kur mbërritën në vendngjarje.

“Disa nga të plagosurit ishin bllokuar nën rrënoja; të tjerë ishin të plagosur në këmbë”, thanë zyrtarët e MDA në një deklaratë. “Kjo ishte një skenë e vështirë dhe komplekse, dhe ne po vazhdojmë kërkimin për t’u siguruar që askush të mos mbetet i bllokuar.”

Shpërndaje në

U Kopjua