Live

Vazhdon kakofonia politike e LDK-së, pa qëndrim të prerë për taksën

08:41 / 10 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Po vazhdon kakofonia politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) lidhur me taksën 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës. Përderisa lideri i kësaj partie, Isa Mustafa, tani pasi vendi ndodhet para zgjedhjeve të jashtëzakonshme, për efekte elektorale thotë se taksa nuk duhet të hiqet, deputeti i kësaj partie, Arben Gashi, e thotë të kundërtën.

Gashi ka thënë në një debat televiziv se taksa për mallrat e Serbisë “është një instrument i Kosovës” dhe se ajo “edhe mund të hiqet por duhet parë se çka përfiton Kosova”.

Gashi ka bërë me dije se qëndrimi LDK-së për taksën shumë shpejt mund të ndryshojë. 

 “Mendimin final nuk mund ta japim sot, por ka plot modalitete. Ne do ta trajtojmë atë dhe taksa do të jetë instrument në funksion të Kosovës. Edhe mund të hiqet, por duke parë se çka përfiton Kosova”, ka thënë Gashi.

Shpërndaje në

U Kopjua