Live

Vazhdon “seriali”: Nesër episodi i 30-të për të konstituar kuvendin

11:29 / 10 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Për të 30’n herë nesër do të tentohet konstituimi i kuvendit të Kosovës.

Nga ora 11:00 deputetët e zgjedhur do të mblidhen në përpjekjen për të konstituar përbërjen parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ky proces ka ngelur te zgjedhja e kryetarit të Kuvendit. VV si parti e parë e ka propozuar Albulena Haxhiun, e cila nga opozita nuk po përkrahet pasi po e konsiderojnë si “figurë përçarëse”.

Shpërndaje në

U Kopjua