Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka bërë të ditur se po vazhdon të jetë e bllokuar një pjesë në dalje të autostradës, në Bresje të Fushë Kosovës.
Klankosova.tv ka deklaruar se kjo rrugë ka qenë e bllokuar që nga orët e para të mëngjesit, për shkak se një kamion është djegur.
“Në rrugën nyja lidhëse e Autoudhës nga rreth rrotullimi (te pompa e derivateve të naftës Shelli në lagjen Veternik, Prishtinë e deri në kyçje të rrugës Fushë Kosovë- Pejë, në Bresje të Fushë Kosovës, në drejtim të Fushë Kosovës dhe Pejës, si rezultat i aksidentit te ndodhur është duke funksionuar vetëm një shirit i komunikacionit andaj dhe ka një mbingarkesë të konsiderueshme në këtë aks rrugor”, thuhet në njoftim.
MMPHI lut qytetarët të shfrytëzojnë rrugët alternative të cilat dërgojnë në drejtim të Pejës dhe Fushë Kosovës
“Ekipet tona janë në terren dhe së bashku me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë veprimet për ri-aftësim të plotë të këtij segmenti”, thuhet në njoftim.