Live

Vdekja tragjike e tre të miturve, Osmani: Nuk ka fjalë që mund ta lehtësojë dhimbjen e familjeve

11:02 / 02 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar për vdekjen e tre të miturve në fshatin Jabllanicë të Gjakovës.

Osmani pëes një postimi në Facebook la ngushëlluar familjet e tre viktimave.

Postimi i plotë: 

Me zemër të rënduar dhe dhimbje të thellë morëm lajmin tragjik për humbjen e jetës së tre fëmijëve në Jabllanicë të Gjakovës, të cilët u shuan para kohe si pasojë e rrënimit të një objekti të pabanuar.

Nuk ka fjalë që mund ta lehtësojë dhimbjen e familjeve që sot po përballen me boshllëkun e pafund që lë pas humbja e më të dashurve të tyre.

Në këtë moment të rëndë pikëllimi, ndajmë me ju dhembjen e papërshkrueshme, duke shprehur ngushëllimet e sinqerta dhe duke qëndruar pranë jush me mendje e zemër.

Shpirtrat e tyre të njomë u prehshin në paqe!

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...