Live

Vdes 25 vjeçari, ra nga lartësia e hotel Grandit

13:27 / 16 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Një 25 vjeçar ka vdekur pasi ka rënë nga lartësia e hotelit Grand.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.

Borovci tha se aktualisht po punohet për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin.

“Rreth orës 11:30 është raportuar se në rrugën ”Garibaldi” në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti . Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilë kanë konstatuar se , viktima mashukull rreth 25 vjeç, është pa shenja jete. Aktualisht policia po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha Borovci për Klankosova.tv

Shpërndaje në

U Kopjua