Ka vdekur inxhinieri i parë shqiptar dhe akademiku me kontribut të shquar në fushën e mineraleve, Minir Dush.
Ai la pas vetes një kontribut të madh duke qenë themelues i shkollës së lartë teknike në Mitrovicë e drejtor në Trepçë.
Me rastin e vdekjes së tij, komuna e Mitrovicës ka shprehur ngushëllime ndaj familjarëve, miqve dhe të gjithëve që punuan me të.
Komuna po ashtu njoftoi se nesër do të mbahen homazhe në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, nga ora 12:00 deri 14:00.
Postimi:
Telegram ngushëllimi nga Komuna e Mitrovicës
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të akademikut Minir Dushi, inxhinierit të parë shqiptar dhe një figure të shquar në fushën e mineraleve.
Dushi ishte një personalitet i njohur dhe i nderuar, themelues i shkollës së lartë teknike në Mitrovicë, drejtor në Trepçë dhe inxhinieri i parë shqiptar, i cili la një trashëgimi të vyer në zhvillimin e industrisë dhe shkencës.
Në këto momente të dhimbshme, ne shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën dhe punuan me të. Kontributi i tij do të mbetet i paharruar dhe frymëzues për brezat që do të vijnë.
Komuna e Mitrovicës, nesër do të mbajë homazhe në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, nga ora 12:00 deri 14:00, për nder të jetës dhe veprës së tij.
Pusho në paqe, akademik Minir Dushi!