Ka vdekur Bilall Kqiku, i aksidentuari gjatë arratisjes nga Policia, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali, nga burimet e saja brenda QKUK-së.
Bilall Kqiku, një nga personat e kërkuar në lidhje me rastin e vrasjes së rëndë që ndodhi më 26 mars 2024 në rrugën “Butrinti” në lagjen Kolovicë të Prishtinës, ishte arrestuar nga Policia e Kosovës, më 10 korrik.
Siç raportoi Gazeta Sinjali, në momentin që forcat e rendit kishin ndërhyrë për ta ndaluar, Kqiku kishte tentuar t’i shpëtojë ndalimit duke u hedhur nga kati i katërt i banesës ku po fshihej.