Kjo pëshpëritje përbuzëse ishte përgjigja që kryesuesi i seancës së sotme, Avni Dehari, i dha deputetes më të re nga radhët e PDK-së, Sala Jasharit, e cila pati një lutje të përfillej kërkesa e subjektit të saj për një pauzë 10-minutëshe.
”Kryesues”, ishte qetësisht thirrja e saj drejt tij, por e cila nuk u mor për bazë fare nga përfaqësuesi i Vetëvendosjes, duke refuzuar prerë këtë të drejtë të deputetit Abelard Tahiri, ku po tentonin të konsultoheshin me përfaqësuesit për votimin ose jo të Dimal Bashës, i propozuar për kryeparlamentar.
Si pasojë, konsultime nuk pati, dhe shansi u humb nga Vetëvendosje, meqë PDK-së, iu pamundësua konsultimi për dakordim votimi.
Ndiqni pamjet e momentit kur Dehari nuk merr në konsideratë fare lutjen e Jasharit.