Live

Vëllezërit Murray fitojnë në Washington Open

10:51 / 01 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Andy Murray dhe Jamie Murray u kthyen së bashku në fushë, për herë të parë që nga viti 2016, me fitoren prej tre setesh kundër dyshes franceze me shumë përvojë, Nicolas Mahut dhe Edouard Roger-Vasselin.

 Ata fituan me rezultat  4-4 6-7 (7-9) 10-5, në Washington Open.

Ish-numri një i botës ishte frikësuar se karriera e tij si tenist mund t’i ketë përfunduar për shkak të operacionin të ijëve, mirëpo, vetëm pesë muaj pas këtij operacioni, ai u kthye në garat e dysheve, duke e fituar titullin e Mbretëreshës bashkë me Feliciano Lopezin e Spanjës.

Vëllezërit,  që fituan titullin në Valencia 2010 dhe Tokyo 2011,  do të luajnë kundër Michael Venusit nga Zelanda e Re dhe Raven Klaasenit nga Afrika e Jugut të premten, kur do të luftojnë për një vend në gjysmëfinale.

Shpërndaje në

U Kopjua