Live

“Vendime me peshë botërore”, çka diskutuan Trump e Merz?

08:01 / 07 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Deputeti në parlamentin e Bavarisë, Deli Balidemaj tha se bisedimet mes Merz dhe Trump ishin të mira dhe politikisht të qëlluara, duke e quajtur një takim të suksesshëm.

Balidemaj, bëri të ditur se kancelari Merz para se të shkonte në Shtëpinë e Bardhë është konsultuar se si duhet të sillej.

Në emisionin Edicioni Special, ai ka theksuar se Merz është i rëndësishëm për Trumpin dhe ShBA-në, pasi përfaqëson shtetin me ekonominë më të fortë në Evropë.

“Z. Merz është i rëndësishëm pasi përfaqëson ekonominë më të madhe evropiane, edhe Trump edhe Amerika e ka të nevojshme që Evropën ta ketë si partnere, respektivisht që Gjermania si lidere e Evropës të jetë në tavolinën e bisedimeve”.

“Me vet faktin se takimi ka zgjatur më shumë se sa është planifikuar e tregon edhe seriozitetin që ka pasur kjo bisedë, nuk duhet vetëm t’i shohim imtësirat që Merz i dha dhuratë Trumpit certifikatën e lindjes së gjyshit të tij, Merz ka treguar respekt të madh për Trumpin dhe familjen e tij”.

“Por edhe Trump e falënderoi Merzin për gjuhën angleze, të cilit i tha se i pëlqen shumë edhe pse do të jetë vështirë me ty, do të thotë e ka marrë seriozisht bisedën dhe do të thotë kanë qenë shumë të hapur me njëri-tjetrin”, tha Balidemaj.

Shpërndaje në

U Kopjua