Live

Vendimi i Gjykatës, Haxhiu: Supremja shtoi diçka që nuk ekziston

12:14 / 17 Korrik 2025

Nga Kosova Live

E propozuara për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu është deklaruar pas dështimit të seancës së 48-të konstituive.

Ajo foli rreth vendimit të Gjykatës Supreme, lidhur me udhëzimin administrativ të ministrit në detyrë, Hekuran Muratit për arkat fiskale.

“Po thuhet se nuk ka të drejtë që ministri në detyrë të nxjerrë udhëzime administrative. Por edhe të os ishte kështu, betimin ministri Murati e ka bërë më 19 prill, udhëzimi është nënshkruar më 15 prill. Janë dy-tri ditë përpara. Është situatë komplet e paqartë, sepse Gjykata Supreme ka shtuar diçka që nuk ekziston”, u shpreh ajo.

Shpërndaje në

U Kopjua