Live

Vendimi i Speciales për rrëzimin e mocionit të palës mbrojtëse, avokati: Dështim, mënyra se si funksionin kjo Gjykatë është për dyshime

10:26 / 16 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Avokati, Ardian Bajraktari ka thënë se vendimi për rrëzimin e kërkesave të avokatëve të krerëve të UÇK-së është dështim i Trupit Gjykues.

Ai në një reagim në Facebook ka thënë që mënyra se si funksionin kjo Gjykatë, lë hapësira të mëdha për dyshime, përcjell Periskopi.

Reagimi i plotë:

Trupi Gjykues dështoi për t’u dëshmuar objektiv!

Vendimi i sotëm për rrëzimin e mocionit të palës mbrojtëse e cila i referohet kohëzgjatjes së konfliktit të armatosur (luftës), në çështjen ndaj ish krerëve të UÇK-së, është dështim i Trupit Gjykues dhe i Gjykatës për t’u dëshmuar objektiv duke e rrënuar kështu edhe më shumë besimin e publikut në drejtësi.

Koncepti dhe mënyra se si funksionin kjo Gjykatë, lë hapësira të mëdha për dyshime, megjithatë ende ka shpresë, nëse ka drejtësi, faza pasuese është vendimtare për palën mbrojtëse!

Duam drejtësi!

Shpërndaje në

U Kopjua