“Shkelës recidivistë të Kushtetutës dhe ligjeve”.
Kështu i cilësoi Ish-Kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, Albin Kurtit dhe nënën “ministrat” e tij deputetë, që u qartësuan për të paligjshëm dhe antikushtetues me vendim të Gjykatës Supreme.
Postimi i Ramadanit:
Përmendja e emrave të gjyqtarëve të Supremes (pavarësisht qëllimit dashakeqës e të linçimit) duhet të shërbejë si KRENARI për ta, familjet e tyre, profesionin fisnik të Gjyqtarit, Shtetin Ligjor në Kosovë dhe investimin e gjatë për demokraci.
Ndryshe, nuk do ta dinim se kush janë gjyqtarët që po e mbrojnë Shtetin Ligjor në Kosovë.
Në këtë rast, e mësuam nga humbësit e rastit, që janë shkelës recidivistë të Kushtetutës dhe ligjeve.
Ju lumtë!
Ndihuni krenarë që po mbroni SHTETIN e Kosovës!