Pak para ndeshjes së shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë në stadiumin “Air Albania”, vëmendja në rrjetet sociale nuk është përqendruar vetëm te futbolli.
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Vesa Vllasaliu, ka publikuar një foto që ka ndezur komentet në internet. Në imazhin e postuar, Vesa shfaqet e veshur me fanellën kuqezi të Kombëtares Shqiptare, duke mbajtur mbi supe numrin 19 – që i përket sulmuesit Mirlind Daku.
Me një buzëqeshje të qetë dhe një pozim të kujdesshëm, duket se Vesa ka zgjedhur një mënyrë indirekte për të dhënë një sinjal të qartë se lidhja e përfolur mes saj dhe Daku-t mund të mos jetë më vetëm thashethem.
Zgjedhja e fanellës me numrin e futbollistit nuk është marrë si rastësi nga ndjekësit, të cilët kanë nisur të aludojnë se romanca mes dyshes është afër konfirmimit publik. Thashethemet për një lidhje mes tyre kanë qarkulluar prej muajsh, por kjo është hera e parë që njëri prej tyre e sugjeron publikisht një afërsi të veçantë.