Live

Vetaksident në Kuzmin të Fushë Kosovës, dy të vdekur

08:28 / 20 Maj 2025

Nga Kosova Live

Dy persona kanë vdekur si pasojë e një vetaksidenti në Kuzmin të Fushë Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00.

Rasti u konfirmua për Klankosova.tv edhe nga policia.

Viktima janë dyjat të gjinisë femërore.

Aksidenti ka ndodhur kur drejtuesja e automjetit e ka humbur kontrollin dhe ka dalur nga rruga duke e goditur një objekt, njofton Klankosova.tv.

Lidhur me rastin tashmë kanë nisur hetimet dhe rasti është iniciuar si aksident me fatalitet.

Shpërndaje në

U Kopjua