Live

“Vetaksident”- Policia jep detaje për aksidentin ku mbeti një i vdekur

21:19 / 02 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Qungur të Pejës.

Lajmin e ka bërë të ditur për Insajderin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor ënë vend të ngjarjes.

“Sot rreth orës 18:35, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur në fshatin Qungur-Pejë, si pasojë e këtij vetëaksidenti  shoferi ka pësuar me fatalitet, vdekjen e së cilit e kanë konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjës”, ka bërë të ditur Rugova.

Rasti po hetohet nga trafiku rajonal i Pejës.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...