Live

Vetëplagoset 28 vjeçari në Tiranë

11:03 / 18 Maj 2025

Nga Kosova Live

Një 28 vjeçar u raportua se fillimisht ishte plagosur në këmbë në orët e para të së dieles te Komuna e Parisit në Tiranë.

Por, pas hetimeve të zhvilluara nga ana e policisë, ai bashkë edhe me dy persona të tjerë përfunduan në pranga, kurse një tjetër është shpallur në kërkim.

Kjo pasi që tani i dyshuari, fillimisht ishte paraqitur si viktimë, por më pas u konstatua se ai e ka plagosur aksidentalisht vetën në këmbë me armën që e posedonte pa leje, transmeton Klankosova.tv.

Ngjarja kishte ndodhur në një lokal.

Shpërndaje në

U Kopjua