Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar nënshkrimet e deputetëve të saj për thirrjën e një seancë për shpërbërjen e kuvendit.
“Konform dakordimit në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së Kuvendit, Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes ka deponuar në Kuvend nënshkrimet e 19 deputetëve, për thirrjen e seancës për shpërndarjen e Legjislaturës VI të Kuvendit”, thuhet në një njoftim të Kuvendit të Kosovës.
Kjo për arsye se kjo parti e kishte parë 22 gushtin, të miratuar dje nga kryesia e kuvendit si datë të largët.për shpërbërjen e kësaj legjislature.
VV-ja, e cila tha se kjo hapësirë kohore, krijon mundësi që subjektet politike, përfshirë edhe LDK-në dhe PSD-në, të bëjnë pazare për qeveri teknike ose caktimin e një mandatarit të ri.