Live

Vetëvendosje e provon edhe nesër, seancë e re në ditën e fundit të afatit

11:41 / 25 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Në ditën e fundit të afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, do të mbahet edhe një seancë.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, pas dështimit të seancës së sotme, tha se nesër do të mblidhen nga ora 14:00, njofton Klankosova.tv

“Si kryesues i seancës, seancën e radhës e mbajmë nesër, nga ora 14:00″, tha Dehari.

Kujtojmë se mbrëmë, Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë vendim për masë të përkohshme, përmes së cilës ua ndalon deputetëve çdo veprim në drejtim të konstituimit të Kuvendit në periudhën 27 korrik – 8 gusht.

Shpërndaje në

U Kopjua