Live

Vetura del nga rruga në Peshkopi, përplas një polic në krye të detyrës

20:01 / 05 Maj 2025

Nga Kosova Live

Një 27-vjeçar dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit,  duke u përplasur kështu me një dyqan.

Si pasojë e aksidentit, është lënduar një polic, i cili ishte në krye të detyrës, raporton Abcnews.al.

Bëhet e ditur se polici ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se drejtuesi i automjetit ishte nën efektin e alkoolit dhe është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shpërndaje në

U Kopjua