Live

Vetura përplas për vdekje binjakët 23 vjeçarë në Frankfurt, po drejtonin një skuter

18:03 / 06 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur gjatë natës së të dielës në Frankfurt, ku dy vëllezër binjakë 23-vjeçarë humbën jetën pasi u përplasën nga një makinë ndërsa udhëtonin me një skuter elektrik.

Sipas të dhënave të policisë, binjakët ndodheshin së bashku në një skuter që po lëvizte në një shteg biçikletash kur u goditën nga një automjet, transmeton klankosova.tv.

Njëri prej tyre vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të rënda.

Edhe një 27-vjeçar tjetër, që ndodhej në një skuter tjetër përpara tyre, u përfshi në aksident dhe u plagos rëndë.

Skuteri i tij u tërhoq për disa metra nën makinën që shkaktoi përplasjen.

Drejtuesi i mjetit, sipas rtl.de, një 23-vjeçar që udhëtonte me tre pasagjerë të tjerë, u largua fillimisht nga vendi i ngjarjes. Megjithatë, ai u kthye në këmbë pak më vonë dhe u dorëzua tek policia.

Automjeti i përfshirë në aksident u gjet nga policia rreth tre kilometra larg vendit të ngjarjes dhe u sekuestrua për hetime të mëtejshme.

Shpërndaje në

U Kopjua