Një automjet u përplas në një hyrje të aeroportit të Manilës të dielën në mëngjes, duke lënë të vdekur dy persona, përfshirë një vajzë 4-vjeçare, sipas Kryqit të Kuq të Filipineve.
Viktima tjetër ishte një burrë, tha grupi humanitar në një deklaratë, shkruan The Independent, transmeton Klankosova.tv.
Persona të tjerë u lënduan nga incidenti, ndërsa drejtuesi i automjetit është arrestuar nga policia, sipas operatorit të aeroportit, New NAIA Infra Co dhe Kryqit të Kuq.