Një qytetar nga fshati Abri e Poshtme ka raportuar në polici se gjatë kohës sa nuk ndodhej në shtëpi, persona të panjohur i kanë vjedhur një armë me 15 fishekë.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në periudhën 23–25 korrik, rreth orës 23:40.
Rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës.
“Fsh. Abri e Poshtme, Skenderaj 23-25.07.2025 – 23:40. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se deri sa nuk ishte në shtëpi, i është vjedhur arma me 15 fishekë. Rasti është duke u hetuar”, njofton PK.