Live

Vidhte vazhdimisht në lokalin që punonte, kapet 26-vjeçari në Durrës

14:49 / 11 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Një 26-vjeçar i shpallur në kërkim për vjedhje të përsëritura në një lokal ku punonte, është kapur në Durrës.

Sipas Policisë së Shqipërisë, A.D., ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin të 3 korrikut, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vjedhja”.

Nga hetimet ka rezultuar se 26-vjeçari, gjatë kohës që punonte në një lokal në pronësi të një shtetasi tjetër, ka përvetësuar në mënyrë të përsëritur shuma parash nga xhirimet ditore të lokalit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje në

U Kopjua