Live

Vjen thirrja e Rusisë për SHBA-në: Mos e ndihmoni ushtarakisht Izraelin

14:44 / 18 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Rusia ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të përmbahen nga çdo formë ndihme ushtarake direkte për Izraelin – madje edhe nga deklaratat spekulative në këtë drejtim.

Deklarata u bë nga zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Ryabkov, për agjencinë ruse Interfax.

“Shtetet e Bashkuara janë vazhdimisht në epiqendër të të gjitha proceseve. Të thuash se nuk janë përfshirë më herët dhe do të përfshihen tani – mendoj se kjo do të ishte e pasaktë”, deklaroi ai.

Ai paralajmëroi ashpër kundër çdo ideje për përfshirje direkte ushtarake amerikane, shkruan koha.net

“Është tjetër gjë çfarë ata konsiderojnë për sa i përket ndihmës ushtarake të drejtpërdrejtë për Izraelin. Ne e paralajmërojmë Washingtonin: mos guxoni as të mendoni për këtë. Një veprim i tillë do ta destabilizonte në mënyrë radikale të gjithë situatën”, theksoi Ryabkov.

Natën e 13 qershorit, Izraeli kreu sulme të gjera ndaj Iranit. Preteksti zyrtar i operacionit ishte neutralizimi i programit bërthamor të Teheranit. Si kundërpërgjigje, Irani nisi sulme ndaj territorit izraelit. Qe pesë ditë, të dyja vendet gjuhen me raketa mes vete, ku janë regjistruar qindra viktima.

Shpërndaje në

U Kopjua