Live

Von der Leyen fton në takim liderët e Ballkanit Perëndimor

15:21 / 13 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të organizojë një drekë pune për liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ka njoftuar zëdhënësi i Komisionit Evropian, Eric Mamer.

Ngjarja është planifikuar të mbahet më 19 Shtator në ndërtesën e Komisionit Evropian në Bruksel.

Në këtë takim janë ftuar liderët e Serbisë, Bosnjë-Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës, raporton N1.

Megjithatë, lista përfundimtare e përfaqësuesve nuk është publikuar ende.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...