Live

Votimi i dytë për Merz konfirmohet për sot

14:48 / 06 Maj 2025

Nga Kosova Live

Votimi i dytë për kancelarinë e re të Gjermanisë do të mbahet sot pasdite.

Friedrich Merz ka pësuar një pengesë të madhe pasi nuk arriti të mbledhë votat e nevojshme për t’u bërë kancelar në raundin e parë të votimit.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Jens Spahn i CDU-së tha “e gjithë Evropa, ndoshta e gjithë bota” do ta ndjekë nga afër votimin, ndërsa u bën thirrje ligjvënësve të jenë të përgjegjshëm dhe të mbështesin kandidatin e koalicionit, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Bashkëkryetari i SPD-së, Lars Klingbeil, tha gjithashtu se supozonte se “shumica e nevojshme tani do të jetë aty” për të konfirmuar Merzin në post.

Kjo është hera e parë që ndodh në historinë e Gjermanisë pas luftës që të mos votohet kancelari në raundin e parë, transmeton Klankosova.tv.

Alternativa për Gjermaninë (AfD) e ekstremit të djathtë ka kërkuar që ai të japë dorëheqjen dhe ka bërë thirrje për zgjedhje të reja.

Shpërndaje në

U Kopjua