Live

Vriten dy bashkëpunëtorë të afërt të kryetares së Mexico Cityt

20:50 / 20 Maj 2025

Nga Kosova Live

Sekretarja personale dhe këshilltari i kryetares së Mexico City kanë mbetur të vrarë pas një sulmi të armatosur gjatë ditës në një pjesë qendrore të qytetit.

Kryetarja e kryeqytetit të Meksikës, Clara Brugada, e quajti vrasjen e sekretares së saj personale, Ximena Guzman dhe këshilltarit Joze Munoz, si sulm të drejtpërdrejtë mbi të, teksa autoritetet po kryejnën punën e tyre për t’i identifikuar sulmuesit.

“S’do të kalojnë pa ndëshkueshmëri. Ata që janë përgjegjës do të arrestohen dhe duhet të përballen me drejtësinë”, tha Brugada, shkruan The Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Shefi i policisë së Mexico City, Omar Garcia Harfuch, tha se “nuk do të lejojmë që ky sulm frikacak të mbetet i pandëshkuar”.

Politikanët meksikanë dhe ndihmësit e tyre janë shpesh shënjestër nga grupet e krimit të organizuar, por incidente të tilla janë relativisht të rralla në kryeqytetin meksikan, i cili ka mbetur më i qetë se shumë zona të vendit.

Shpërndaje në

U Kopjua