Derisa Ukraina u përball me një sulm rekord prej 273 dronësh, Rusia u sulmua nga 25 të tillë gjatë natës.
Ministria e saj e Mbrojtjes tha se 22 dronë u rrëzuan mbi rajonin e Belgorodit dhe tre të tjerë u shkatërruan mbi rajonin e Bryansk, të dy në kufi me Ukrainën, raporton Sky News.
Guvernatori i rajonit Kursk ka thënë se nga sulmi me këta dronë ukrainas, ka humbur jetën një grua.
Sipas të njëjtit, gruaja që mbeti e vrarë nga ky sulm është 69-vjeçare