Live

“Vrojtuesit e lagjës” edhe në Prizren

19:32 / 06 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria e Policimit në Bashkësi nga niveli qendror, së bashku më organizatën ICITAP dhe Kuvendin Komunal në Prizren, ka implemetuar projektin ‘Vrojtuesit e lagjes’. Ky implementim është bërë në lagjen Ortakoll, ku u zhvillua një panel intervistues në  mes forcave të rendit dhe banorëve.

Ky projekt ka për qëllim bashkëpunimin e Policisë së Kosovës me banorët e lagjeve për cështje të ndryshme, ku me informacionet që ata ofrojnë të ndihmojnë në zbardhjen e rasteve.

 Pjesë e këtij aktiviteti ishin edhe përfaqësues të FSK-së.

Me ftesën e Komunës së Prizrenit në këtë aktivitet kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të lagjeve në Prizren si dhe kryetarë të fshatrave. 

Përfaqësuesit e lagjeve e kanë mirëpritur këtë projekt dhe njëherit kanë ofruar bashkëpunim të ngushtë me policinë, mirëpo kanë shprehur edhe kërkesat e tyre sidomos për rastet e vjedhjeve dhe parandalimin e këtyre rasteve.

Në fund u zbulua dhe tabela me mbishkrimin “Vrojtuesit e lagjës’’

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...