Live

Vuçiq dhe dështimi i vizitës së tij në SHBA: Çfarë po ndodh?

10:56 / 07 Maj 2025

Nga Kosova Live

Vizita e ndërprerë e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Shtetet e Bashkuara ka nxjerrë në pah krizën e thellë në politikën e jashtme të vendit. Pas një sëmundjeje të papritur gjatë qëndrimit të tij në SHBA, që çoi në anulimin e vizitës, janë ngritur dyshime dhe pyetje të shumta rreth motivave të udhëtimit dhe qëllimit të tij.

Përtej versionit zyrtar për sëmundjen, në opinionin serb ka spekulime se udhëtimi në SHBA mund të ketë qenë një dështim tërësisht i paplanifikuar.

Kjo vjen në një kohë kur Vuçiq kërkon të forcojë imazhin e tij ndërkombëtar në mes të tensioneve politike të brendshme.

Nga ana tjetër, pas dështimit të vizitës në SHBA, Vuçiq po përballet me presion nga Bashkimi Evropian dhe po spekulohet për anulimin e udhëtimit të tij në Moskë për Paradën e Fitores.

Reagimet e ashpra nga BE-ja dhe paralajmërimet për rrezikimin e rrugës evropiane të Serbisë kanë shtuar tensionet.

Në këtë kontekst, diplomacia e Vuçiqit duket gjithnjë e më shumë si një mjet për mbijetese politike, ndërsa përpjekjet e tij për të promovuar imazhin e një lideri global bëhen gjithnjë e më të dukshme.

Shpërndaje në

U Kopjua