Mbi 200 nxënës nga të gjitha komunitetet, duke përfshirë edhe ata pakicë, sot në shkollën fillore të Janjevës morën nga një xhaketë.
Ky donacion, siç u tha, ka vlerën e pesë mijë eurove dhe u mundësua nga Shoqata Bamirëse “Bereqeti”, në bashkëpunim me imamin e fshatit, njofton Klankosova.tv.
Kjo nismë, e cila përfshiu edhe dorza dhe kapele për fëmijët e vegjël, u mor me një qëllim të mirë.
“Shumë të mira valla, faleminderit shumë”, tha një nxënës.
“Arsyeja që na ka shtyrë të ndërmarrim këtë veprim është situata ekonomike e vështirë dhe duke njohur mirë terrenin këtu, e kemi marrë iniciativën për t’u ndihmuar fëmijëve”, thanë organizatorët e shoqatës.
Përveç organizatave kosovare, aktivitetit u kanë dhënë mbështetje edhe disa fonde nga Emiratet e Bashkuara dhe Turqia.
Qëndroni të informuar me lajmet qendrore të Klan Kosovës: