Këngëtari i njohur kosovar, Yll Limani, gjatë viteve të fundit ka qenë shumë aktiv në muzikë, duke sjellur këngë e hite një pas një.
E në karrierën e tij si artist, nuk mungojnë as bashkëpunimet e shpeshta me këngëtarë të tjerë.
Së fundmi, ai i ka bashkuar forcat me artistin Kidda.
“Inati”, titullohet bashkëpunimi i dyshes, së cilës i është realizuar edhe videoklipi.
Teksti i kësaj kënge është shkruar nga Kidda, Janni, Yll Limani dhe Lira Blakaj.