Analisti politik, Ylli Hoxha, e vlerëson thuajse të pamundur koalicionin qeverisës mës VV-së dhe LDK-së.
Sipas tij, ky është opsioni i fundit dhe pothuajse i pamundur, për shkak të rivalitetit të madh mes dy partive.
Hoxha, ka parashikuar se një koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës mund të bëhet opsioni bazë për krijimin e qeverisë, duke theksuar se presioni ndërkombëtar do të jetë për këtë.