Live

Zafir Berisha: Kuvendi është shëndërru në teatër komik

15:29 / 11 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Zafir Berisha i Bashkimit Demokratik në Prizren, ka reaguar në lidhje me ngërçin politik në vend dhe dështimin e 3o-të më radhë për konstituimin e Kuvendit.

Berisha tha se Kuvendi është shëndërruar në teatër komik.

“Ndërsa sot, Kuvendin i Kosovës si institucioni me i lartë i shtetit, është shëndërru në teatër komik, dhe jo që nuk i zgjidhjin çështjet për të cilat mblidhen, por i devalvojn edhe ato pakë vlera demokratike që i kemi bër me shumë mund!
Çka i bën vetes, e gjithë bota nuk mundet të ta bëj- thotë një thënje popullore””, shkroi mes tjerash Berisha.

Postimi i plotë:

Kur me vota i besohet infantilëve politik, nuk është për me u befasu për atë që po ndodhën në Kuvendin e Kosovës.

Dy orë pasi u bë publik rezultati preliminar i zgjedhjeve të 9 shkurtit, mes tjerash pata shkru:
“Të hipnotizuar nga një skizofren, një grumbull “ajvanash” me 9 shkurt e humbën mundësin që të fitoj Kosova dhe e futën vendin me një udhëkryq”!
Vetë fjala kuvend nënkupton vendi ku bisedohet (kuvendohet) për çështje të caktuar dhe i jepet zgjidhje.

Ndërsa sot, Kuvendin i Kosovës si institucioni me i lartë i shtetit, është shëndërru në teatër komik, dhe jo që nuk i zgjidhjin çështjet për të cilat mblidhen, por i devalvojn edhe ato pakë vlera demokratike që i kemi bër me shumë mund!
Çka i bën vetes, e gjithë bota nuk mundet të ta bëj- thotë një thënje popullore”.
Zafa

Shpërndaje në

U Kopjua