Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, gjatë kontrolleve të territorit, bazuar dhe në inteligjencën policore, gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësive administrative Postribë dhe Rrethina 188 bimë narkotike cannabis sativa.
Për këto dy raste ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për shpërdorim të detyrës dhe moskallëzim krimi, për kryeplakun e fshatit Drisht shtetasin V. D., kryeplakun e fshatit Kir,shtetasin S. H., dhe Inspektorin e Pyjeve, shtetasin A. M, transmeton klankosova.tv.
Ndërkohë shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjatë kontrolleve gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësive administrative Gruemirë dhe Kastrat, 142 bimë cannabisi;
Ndërsa shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjatë kontrolleve gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësisë administrative Shllak, 295 bimë cannabisi;
Sipas abcnews, puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike, vijon ende.