Live

Zbulohet emri i dytë i agjentit të BIA-s me të cilin bashkëpunoi spiuni kosovar

13:41 / 20 Maj 2025

Nga Kosova Live

Hysri Selimi, i njohur si “Abusead Kosova”, ndodhet në paraburgim nën dyshimet për spiunazh në favor të BIA-s serbe. Sipas dosjes së Prokurorisë Speciale që ka siguruar Gazeta Insajderi zbardh detaje të takimeve të tij me agjentë serbë në territorin e Serbisë, përfshirë emrat e dy zyrtarëve të kësaj agjencie. Stanislav Karadzic i njohur me nofkën “Caki” dhe Igor Babic. .

Hysri Selimi, i njohur me pseudonimin “Abusead Kosova” i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji nën dyshimet për veprën penale të “spiunazhit”. Ai dyshohet se është rekrutuar nga Agjencia e Sigurisë së Serbisë (BIA), duke bashkëpunuar për të dhënë informacione të ndjeshme rreth zyrtarëve të lartë politik në Kosovë, personave të përfshirë me ISIS-in, si dhe rreth institucioneve të sigurisë në vend.

Gazeta Kosovalive ka siguruar dosjen e plotë hetimore, e cila përfshinë detaje që tregojë aktivitetet e Hysri Selimit përgjatë vitit 2024, të nxjerrura nga raporti i zbatimit të masave të fshehta hetimore nga Prokuroria Speciale.

Informacionet e lartcekura, sipas dosjes, Selimi i ka dorëzuar përmes takimeve fizike me zyrtarë të BIA’së, në territorin e Serbisë. Këto informacione, Selimi i ka bërë në këmbim të parave. Ai ishte paguar deri në 700 euro, duke i ofruar edhe telefona të mençur të cilat i ka përdorur për të komunikuar me zyrtarë të BIA’së.

Si i zhvillonte takimet me zyrtarët e BIA’së

Insajderi sjell ekskluzivisht emrin e agjentit të dytë të BIA-s me të cilin kishte bashkëpunuar Selimi. Ai është Stanislav Karadzic, i njohur me nofkën “CAKI”. Sipas dosjes së Prokurorisë, Selimi ka kërkuar një takim me të përmes një bisede telefonike të zhvilluar më 09.11.2024.

Stanislav Karadzic, më pas ishte zëvendësuar në BIA nga zyrtarin Igor Babic.

“Edhe nga raporti për masën e fshehtë përgjimi i telekomunikimeve, datë 03.01.2025, për periudhën 01.10.2024 deri më datë 29.12.2024, rezulton se më datë 09.11.2024 i pandehuri e telefonon një person në numrin e telefonit “….” nga i cili kërkon që t’i len një takim me personin e quajtur me nofkën “Caki”, e që rezulton vëllai i Blagojes, e që nga raporti policor i datës 04.07.2024 rezulton se personi me këtë nofkë është Stanislav Karadzic, i cili edhe ka qenë agjent i BIA-së. Ndërsa nga raporti i datës 16.08.2024 rezulton se nga informacione e pranuara Stanislav Karadzic në BIA është zëvendësuar me personin Igor Babic”, vijon dosja.

Ky është oficeri serb i BIA-s, që komunikonte me të dyshuarin për spiunazh Hysri Selimi
Sipas dosjes së prokurorisë, nga Prishtina udhëton për në Bujanoc, ku takohet me dy persona- që dyshohet se janë zyrtarë të BIA’s. Siç përshkruhet në raport, Selimi hipë ne një veturë me dy zyrtarët dhe shkojnë tek një restorant në Vranje.

“me datën 18.11.2024 niset nga Prishtina shkon në Gjilan, e prej aty vazhdon e kalon kufirin me një veturë cilën e ndalë në rrugë, shkon në Bujanoc dhe aty hyp në një veturë tjetër bashkë me dy persona, të cilët dyshohet se janë zyrtar të BIA, dhe shkojnë në një restorant në Vranje, ku edhe shih. bashkë me këtë dy persona në një restorant në Vranje. Po ashtu, nga i njëjti raport, konstatohet se nga informatat e pranuara rezulton se këta dy persona me të cilët takohet i pandehuri janë zyrtarë të BIA-së, ku janë specifikuar edhe emrat e tyre. Pastaj të njëjtën ditën kthehet në Prishtinë“, thuhet në dosje. Kosovalive.

Lëvizjet e Selimit dhe komunikimet e përgjuara

Nga përgjimet e realizuara, rezulton se Selimi udhëtonte shpesh drejt Serbisë.  Sipas përgjimeve të fshehta nga telekomunikimet e hetuara nga Specialja, përmendet edhe një bisedë me një grua e cila përgjigjet në telefonin e tij.

Hysria e ka lënë telefonin te unë sepse ka shkuar në Vranj – Serbi, se atje pe hallaktin”, thotë ajo, sipas dosjes.

“Edhe nga thirrja e datës 20.12.2024 rezulton se gruja që përgjigjet në telefonin e të pandehurit i thotë personit që e thirr “Hysria e ka lënë telefonin te unë sepse ka shkuar në Vranj: – Serbi, se atje pe hallaktin”.

Sipas dosjes, i dyshuari rezulton se disa herë ka kaluar kufirin me Serbinë, për të takuar zyrtarët e BIA’s në Serbi.

“. Në vazhdim të arsyetimit të dyshimit të bazuar, nga materiali i de lasifikuar rezulton se ky i dyshuar takohet me zyrtarët e BIA-së, e për të njëjtën ai paguhet me eruo. Edhe nga raporti policor i datës 13.06.2024 rezulton se ky i dyshuar disa herë e ka kaluar kufirin me Serbi e që është kthyer brenda ditës. Për më tepër, në raport me ekzistimin e dyshimit të bazuar, edhe nga vetë deklarimi i të pandehurit në deklaratën e tij, por edhe gjatë seancës dëgjimore, e pranon faktin se ai takohet me persona në Serbi, e që sipas tij këtë e bënë me qëllim që t’i ndihmojë njerëzit për nxjerrjen e dokumenteve”, vijon dosja.

Shpërndaje në

U Kopjua