Zyrtarët e pylltarisë jo rrallëherë kanë qenë cak i kanosjeve e përleshjeve fizike me qytetarë, si pasojë e konflikteve gjatë punës së tyre. Kështu ka ndodhur edhe gjatë ditës së djeshme në fshatin Batushë të Gjskovës, ku u sulmua një roje pylli.
Rasti ndodhi në mesditë, kur viktima e zbuloi se disa persona ishin duke bërë prerjen e drunjve, por që nuk posedonin lejen e nevojshme kur roja u kërkoi ta prezantonin.
I mllefosur, njëri prej tyre e ka goditur me grushte e më pas ka tentuar ta ther me thikë, por që nuk ka arritur pasi e kanë ndaluar personat që ndodheshin në vendin e ngjarjes.
Sinjali ka mësuar se i dyshuari për këtë rast është Hasan Zekaj, i cili ka arritur të ikë dhe akoma nuk është kapur.
Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për të siguruar prezencën e personit të dyshuar.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Gjakovë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
SONDAZH
![Loading ... Loading ...](https://kosovalive.net/wp-content/plugins/wp-polls/images/loading.gif)