Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar për gazetarët se të enjten do të udhëtojë drejt Turqisë për t’u takuar me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan dhe për të pritur nëse presidenti rus Vladimir Putin do t’i bashkohet për bisedimet e paqes.
Sipas Reuters, ai ka shpjeguar se “absolutisht gjithçka në Rusi varet nga Putini”, ndaj e vetmja mënyrë për të arritur një armëpushim dhe për t’i dhënë fund luftës është përmes bisedimeve të drejtpërdrejta me të.
Kujtojmë se më herët, duke folur për agjencinë e lajmeve AP, Zelensky ka thënë se, “nëse Putini nuk vjen dhe vetëm luan lojëra, atëherë është e qartë se ai nuk dëshiron t’i japë fund luftës”.
Megjithatë, ai ka këmbëngulur se do të bëjë “çdo përpjekje që ky takim të ndodhë”.
Tutje, lideri ukrainas ka shtuar se nëse bisedimet dështojnë, ai do të priste “sanksione të forta” nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kundrejt Rusisë, pasi një dështim i tillë do të tregonte se vendi agresor nuk është i gatshme për diplomaci.
Nga ana tjetër, deri më tani nuk ka pasur ndonjë konfirmim nga Kremlini për pjesëmarrjen e Putinit në bisedime.