Live

Zelensky tregon se çka diskutoi në telefon me Trumpin pasi presidenti amerikan foli me Putinin

21:08 / 04 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Volodymyr Zelensky deklaroi se ka biseduar me presidentin amerikan, Donald Trump lidhur me nevojën për forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, në kushtet e përshkallëzimit të sulmeve ruse ndaj qyteteve ukrainase.

Në një shënim të shkurtër mbi thirrjen e tyre, të publikuar në Telegram, ai tha se presidenti amerikan ishte “shumë mirë i informuar” për situatën në Ukrainë. Ata diskutuan mundësitë për mbrojtje ajrore dhe ranë dakord të punojnë për të rritur mbrojtjen në hapësirën ajrore.

Presidenti ukrainas pohoi se u pajtuan që ekipet e tyre të zhvillojnë një takim të veçantë për këtë çështje, sipas raportimit të The Guardian.

Zelensky shtoi gjithashtu se kanë diskutuar mundësitë për prodhim të përbashkët të armëve, duke theksuar se janë të gatshëm për projekte të drejtpërdrejta me SHBA-në, si edhe për blerje dhe investime të tjera të përbashkëta.

Presidenti ukrainas gjithashtu përcolli urimet për Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, duke falënderuar për mbështetjen e deritanishme të SHBA-së.

“Shumë gjëra i kemi bërë së bashku me Amerikën dhe mbështesim të gjitha përpjekjet për t’i dhënë fund vrasjeve dhe për të rikthyer një paqe normale, të qëndrueshme dhe dinjitoze. Për një paqe të tillë nevojitet një marrëveshje e denjë, dhe Ukraina mbështet propozimet amerikane,” tha ai.

Ndryshe, Trump ka deklaruar se është i ndarë i zhgënjyer me bisedën telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, i cili ia kishte konfirmuar liderit amerikan se ai nuk do ta ndalë luftën në Ukrainë.

Shpërndaje në

U Kopjua