Zëvendësministri i jashtëm rus, Sergei Ryabkov ka thënë se partneriteti i Moskës me Iranin është i pathyeshëm
“Irani po vepron brenda kuadrit të zbatimit të së drejtës së vetëmbrojtjes, ky është një prezantim absolutisht legjitim dhe korrekt”, u tha Sergei Ryabkov, raportoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.
Ai është shprehur se bashkëveprojmë me Iranin në shumë fusha, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
“Është e qartë se do të ishte e papërgjegjshme nga ana ime të zbuloja përmbajtjen e atyre kontakteve që janë në vazhdim, përfshirë sot, duke marrë parasysh të gjitha rrethanat”.
“Dua të theksoj se partneriteti ynë strategjik me Iranin është i pathyeshëm”, është shprehur tutje Ryabkov.