Live

Zgjedhjet e 9 shkurtit: Procesi i votimit ka nisur në kohë edhe në Turqi, vazhdon deri në orën 19:00

11:52 / 08 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Ambasada e Kosovës në Turqi ka njoftuar se Qendra e votimit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stamboll është hapur.

Përmes një postimi në Facebook, bëhet e ditur se procesi i votimit ka filluar që nga ora 07:00 dhe do të vazhdojë deri në orën 19:00.

“Sot, nga ora 07:00 deri në 19:00, për herë të parë, qytetarët e regjistruar mund të votojnë në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stamboll.

Ftojmë të gjithë votuesit e regjistruar të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike“, shkruhet në njoftimin e ambasadës.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...