Live

Zgjedhjet në Shqipëri: Voton kreu i SPAK-ut, Altin Dumani

10:03 / 11 Maj 2025

Nga Kosova Live

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, ka hedhur votën e tij në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

Dumani nuk u prononcua për media pas votimit.

Por, Dumani nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit Dhe Krimit Të Organizuar, tha që do të ketë një komunikim të mëvonshëm për medie.

Ndryshe, votimi në Shqipëri ka nisur në orën 7:00 dhe do të vazhdojë deri në 19:00.

Shpërndaje në

U Kopjua