Live

Zgjerohet rrjeti i Termokos, Osmani: Po punojmë çdo ditë për të krijuar kushte më të mira

22:06 / 25 Janar 2023

Nga Kosova Live

Kryeshefi ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Termokos, Fisnik Osmani ka njoftuar se rrjeti i ngrohjes është zgjeruar edhe në 2208 m² sipërfaqe.

Ai thotë se janë duke punuar çdo ditë që të krijojnë kushte më të mira jetese dhe pune për qytetarët e Prishtinës.

“Plus 2208 m² sipërfaqe ngrohëse!

Kësaj radhe lëshuam në punë objektin në të cilin është Ndërmarrja Publike Banesore!

Po punojmë cdo ditë, që të krijojmë kushte më të mira jetese dhe pune për Qytetarët e Prishtinës. Po reagojmë shpejtë dhe me të gjitha kapacitetet!

Ekipë e jashtëzakonshme!”, shkruan ai.

Shpërndaje në

U Kopjua