Një vajzë është raportuar e zhdukur në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë.
Babai i saj në polici ka raportuar se vajza i ka dalë nga banesa, dhe se ende nuk dihet për vendndodhjen e saj.
Hetimet e policisë janë ende në vazhdim, transmeton Klankosova.tv.
“Ankuesi mashkull kosovar me 30.05.2025 ka raportuar se vajza e tij ka dalë nga banesa dhe nuk dihet vend ndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.