Zjarri shpërtheu mëngjesin e së premtes në afërsi të shkollës “Shkëndija” në Hajvali”.
Këtë për Klankosova.tv e konfirmoi komandanti i Zjarrfikësve në komunën e Prishtinës, Malë Gashi.
Ai tha se zjarri ra në një kontejner të mbeturinave.
“Është lajmëruar për një zjarr në kontejner të mbeturinave rreth orës 06:03. Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes”, tha Gashi për Klankosova.tv.