Live

Zjarrfikësit e Gjakovës arrijnë ta fikin zjarrin në objektin ku rrezikohej edhe ushqimi i bagëtive

21:47 / 13 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Shërbimi i zjarrfikësve në Gjakovë ka bërë të ditur se sot ka ndërhyrë në shuarjen e zjarrit që kishte shpërthyer në një objekt në fshatin Pnish, ku ishin të rrezikuara edhe hapësirat për ruajtjen e ushqimit të bagëtive.

Në një postim në Facebook, zjarrfikësit në Gjakovë pohuan se arritën ta fikin zjarrin që shpërtheu.

“Reagimi në kohë bëri të mundur që zjarri të vihej nën kontroll dhe të mbroheshin shtëpitë përreth”.

“Zjarrfikësit në shërbim të qytetarëve, çdo ditë e pa ndalur!”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua