Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj ka reaguar pasi kryeminsitri në detyrë, Albin Kurti njoftoi se kanë pranuar që t’i sjellin në Kosovë 50 të dëbuar nga ShBA.
Zogaj vlerësoi se ky veprim i qeverisë Kurti është “tentim me “ble” partneritet, por është qasje e gabuar”.
“Kosova, e perfaqesuar nga KM Kurti, ka zero komunikim, e leje me marredhenie partneriteti me ShBA. E gjithe kjo ekskluzivisht per fajin e kesaj qeverie ne keto 5 vitet e fundit. Duke deshtuar qe te ndertoje nje partneritet strategjik: ku interesat politike, ekonomike e te sigurise bashkerendohen e kordinohen me aleatin e vetem global te Kosoves, qeveria Kurti merr nje vendim krejtesisht populist, per t’i thene qytetarit te Kosoves qe “ja ne kemi raporte te mira me ShBA.””, shkroi Zogaj mes tjerash.
Postimi i plotë:
Kosova, e perfaqesuar nga KM Kurti, ka zero komunikim, e leje me marredhenie partneriteti me ShBA. E gjithe kjo ekskluzivisht per fajin e kesaj qeverie ne keto 5 vitet e fundit. Duke deshtuar qe te ndertoje nje partneritet strategjik: ku interesat politike, ekonomike e te sigurise bashkerendohen e kordinohen me aleatin e vetem global te Kosoves, qeveria Kurti merr nje vendim krejtesisht populist, per t’i thene qytetarit te Kosoves qe “ja ne kemi raporte te mira me ShBA.”
Ndoshta, presidenti Trump edhe do ta perdore kete vendim te Kosoves per ta pranuar 50 individe qe kane probleme me ligjin ne ShBA deri ne nje procedure te riatdhesimit ne vendet e orogjines. Mirepo, as ky veprim i qeverise Kurti, e as ndonje tjeter qe do te vije, nuk do ta ndryshoje raportin krejtesisht te ftofte qe Kosova ka ndertu me ShBA ne keto 5 vite.
Tentimi me “ble” partneritet permes pranimit te individeve qe kane probleme me ligjin, qofte ne SHBA, ne Danimarke apo ne UK, eshte qasja me e gabuar qe Kosova ka ndjekur ne politike te jashtme.